Tre punonjës të burgut të Peqinit janë pezulluar nga detyra pasi lejuan futjen e lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut. Në njoftimin e SHKBB-së thuhet se droga është lejuar në periudha të ndryshme me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare nga ana e tre punonjësve të burgut.
Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim.
S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin
S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin
Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin
