Emisioni ‘Good Morning Britain’ ka humbur gati një të tretën e shikuesve të saj që kur Piers Morgan u largua në mënyrë të bujshme javën e kaluar. Ai u largua pasi u ngritën akuza se nuk besonte çfarë Meghan Markle tha gjatë intervistës së saj për Oprah Winfrey.
Shfaqja e mëngjesit e cila transmetohet në ‘ITV’ ka pasur më pak se 900,000 shikues për tre ditët e saj të fundit, shifra shumë të ulëta krahasuar me javën e kaluar kur u grumbulluan, 1.29 milion shikues.

GMB ka humbur 400,000 shikues në vetëm një javë, duke humbur në këtë mënyrë dhe pikët për vlerësimet e shikueshmërisë së programeve të mëngjesit.
Ndërkohë çmimi i aksioneve të ITV ra poshtë 1.03 përqind këtë mëngjes, krahasuar me 1.27 , shifër kjo që ishte të martën e kaluar, e cila ishte niveli i saj më i lartë që nga muaji shkurti 2020, para se të shpallej pandemia e koronavirusit.
Më shumë se 252,000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani tre kërkesa të veçanta të Change.org duke kërkuar që Morgan të kthehet në GMB.
Morgan la në mes diskutimin për intervistën e Harry-t dhe Meghan për familjen mbretërore britanike. Ai doli i acaruar nga studioja, pasi bashkëprezantuesi Alex Beresford, kritikoi mënyrën se si ai “vazhdonte të hidhte baltë” mbi dukeshën.
