Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Piktori i njohur shqiptar Gjergji Marko: Tavani i Kishës së madhe në Shkodër nuk u prek me urdhër nga lart, ja çfarë na tha Vito Kapo

17:05 / March 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 03 30 at 5.01.59 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dy botët” e Gjergji Markos janë puthitur në një pike vlefshmerie në rrefimin “Mes dy botëve”, duke konfirmuar talentin dhe pragmatizmin e një artisti që lë gjurmë të bukura në çdo prezantim, përfaqësues i denjë i një brezi të artë në artin figurativ shqiptar. Një rrëfim si mes miqsh perballë piktorit Helidon Haliti në RTSH.

Gjergji Marko, kujton se për Tavanin e Kishës së Madhe në Shkodër gjatë regjimit komunist kur po zhvilloheshin restaurimet atë nuk ishin lejuar ta preknin apo ridrejtonin.

“Arredimin e parë e kam bërë në Shkodër në vitin 1973. Unë sa isha emëruar në Teatrin e Operas dhe na thirri Vito Kapo, do të bëhej Kongresi i Gruas. Na tha: Ju kam thirrur se deri tani janë nja dy emra që i bëjnë këto aktivitetet e mëdha, festat. Por kjo duhet të lëvizë pak se dhe ata i bëjnë si ato modelet sovjetike. U ulëm bëmë projektin e sallës së Kongreseve në Shkodër, pasi ata e kishin kthyer nga kisha e madhe në pallat sporti. Një tavan fantastik, dhe ne na thanë kur vajtëm të projektonim, tavanin mos t’ju vejë mendja ta prekni. Ishte urdhër i prerë, trashëgimi kulturore. Ishte monument culture. Unë bëra një skicë fillestare që u pëlqye dhe nga shokët dhe atë zhvilluam, dhe më thanë ndiqe ti këtë punë, mua s’më pëlqeu kjo”.

Gjergji Marko është arkitekt dhe restaurator i disa muzeve. Piktor me profesion, ai njihet si një nga artistët më të mirë të Tiranës ku dhe aktualisht jeton. Marko nënvizon se pavarësisht kohës se kur ndërtesat realizohen, ato mbartin vlera të jashtëzakonshme që duhen ruajtur.

“Produkti intelektual, produkti artistic që mishërohet është gjithmonë në favor të njerëzimit. Dhe vendet e zhvilluara kanë shumë muzeume dhe arkiva. Mua më ka mahnitur Gjermania. Ka muzeum për çdo gjë, për kopshte, për shtypshkronja, për zanate”, shprehet Marko.

Gjergji Marko Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Operacioni “Siguria” në Shkodër, arrestohen 3 persona, sekuestrohen armë zjarri, kokainë dhe cannabis

12:43 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.