Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pista të reja hetimi, pse udhëtoi drejt Pukës biznesmeni italian dhe ku gaboi policia

20:09 / January 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznesmeni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria shqiptare ka zgjeruar pistat hetimore në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Grupi hetimor dyshon se ai është vrarë pasi është grabitur. Biznesmeni ishte në zonën e Gjegjanit për të shpërndarë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme nga emigrantë shqiptarë. Dyshohet se këto para, vinin nga trafiku i drogës.

Nisur nga hipoteza, grupi hetimor shqiptar dyshon se Pecorelli mund të jetë vrarë nga persona që ishin në dijeni të lëvizjeve të tij me sasitë e mëdha të parave.

Hetuesit janë skeptikë mbi pistën se, 43 vjeçari po qëndronte në zonën e Gjegjanit për shkak të biznesit të shpërndarjes së produkteve estetike.

Policia shqiptare nuk ka vlerësuar me kujdes vendin e ngjarjes pasi mbetjet njerëzore janë konstatuar vetëm një ditë më pas, kur makina e djegur e Pecorellit ishte sjellë në komisariat.  Për pasojë ky veprim ka sjellë dëmtimin e provave në vendngjarje duke vështirësuar punën hetimore për të faktuar ekzekutimin e mundshëm, raporton ABC.

Mediat italiane kanë njoftuar se Prokuroria e Perugias në Itali ka hapur hetime paralele për ngjarjen. Një grup ekspertësh do të vijnë në fillim të javës në Tiranë për të thelluar hetimin.

Davide Pecorelli u zhduk në datë 6 janar në fshatin Gjegjan të Pukës, ndërsa makina  e marrë me qira u gjet e djegur një ditë më pas.

biznesmeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Flet biznesmeni rus që prodhon raketa për Ukrainën: Kushtojnë sa 1/10 e Tomahawk-ëve

09:28 / June 1, 2026

Dhunë në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje në Itali përfundon në spital

09:19 / May 23, 2026

Atentat mafioz në Sarandë, vritet me plumb në kokë biznesmeni

22:39 / May 7, 2026

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën/ Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

12:22 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.