Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PL: Arsimi në pikë kritike, çdo vit mijëra të rinj po largohen nga vendi

17:14 / May 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1746370143 arlamerja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimit në vend. Përmes zëdhënëses së fushatës, Arla Merja jepet shqetësimi për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen shkollat në vend sidomos në zonat rurale.

”Arsimi në Shqipëri ndodhet sot në një pikë kritike. Qeveria që prej vitesh premton reformë dhe cilësi në arsim, por ajo që qytetarët përballin çdo ditë është realiteti i hidhur i një sistemi që po rrënohet përpara syve tanë.

Shkollat në qytete dhe veçanërisht në zonat rurale janë në kushte skandaloze. Mungesë librash, mungesë ngrohjeje, mungesë infrastrukture bazë. Laboratorët e mbyllur, klasat e mbipopulluara, dhe teknologjia një koncept që nuk ekziston për shumicën e shkollave në Shqipëri.

Mësuesit janë të keqpaguar, të lodhur dhe të pambrojtur. Në vend që të jenë shtylla e ndërtimit të së ardhmes, janë lënë në harresë nga shteti. Kurrikulat ndryshojnë çdo vit pa vizion dhe pa konsultim me profesionistët e arsimit, duke ngatërruar fëmijët, prindërit dhe vetë mësuesit. Ndërkohë, çdo vit mijëra të rinj lënë vendin për një arsim më të mirë dhe një jetë me më shumë mundësi.

Qeveria shpall projekte për digjitalizim dhe për “shkolla inteligjente”, ndërkohë që në shumicën e shkollave ende nuk ka internet apo ujë të rrjedhshëm. Reforma e premtuar në arsimin e lartë ka prodhuar tarifa të papërballueshme dhe universitete të shndërruara në biznese, jo në qendra dijeje.

Por ne besojmë se një vend i zhvilluar ndërtohet mbi një sistem arsimor të fortë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Angazhimi ynë është i qartë: investim serioz në infrastrukturë, rritje e pagave për mësuesit, mbështetje reale për arsimin profesional dhe rishikim i thelluar i politikave arsimore me përfshirjen e të gjitha palëve të interesit’, tha ajo.

11 mqj Arsimi pl zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.