Policia e Fierit ka vënë në pranga një 33-vjeçar pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij më të vogël.
Sipas burimeve zyrtare ata kanë pasur një grindje në shtëpinë e tyre në Varibobë mëngjesin e kësaj të shtune. Më pas i riu ka goditur me thikë vëllain, Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
