Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen “Kongresi i Manastirit”.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Jurgen Veliu, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga ka rënë Marsel Jevgu, i cili dyshohet se është autori i plagosjes.
Aktualisht policia po heton për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.