Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, pranë shkollës Eqerem Çabej, pranë pediatrisë. Dyshohet se ka mbetur i plagosur një punonjës policie.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
