Arrestohet ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli.
Nikolli u përfshi në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë.
Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Ai ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Pas veprimeve hetimore është lëshuar dhe urdhër ndalimi.
