Policia e Shtetit ka arritur që të identifikojë autorin e plagosjes me thikë të një 41-vjeçari mbrëmjen e kaluar në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, pas një konflikti të çastit, ku 41-vjeçari E.B ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin B.A, pas një konflikti të çastit. Pas plagosjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim nga policia. 24-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.
Postime te ngjashme
Add A Comment
