Rudolf Nikollaj, autori i plagosjes në Xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, në 6 muajt e fundit, ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët muslimanë të po së njëjtës xhami ku kreu plagosjen e 5-fishtë.

Ai ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.

Më parë ai ka kryer incidente deri në konflikte fizike me besimtarët. Jo vetëm, ai është me precedent penale për dhunë në familje, teksa 1 muaj më parë goditi me thikë 32-vjeçarin me aftësi ndryshe tek terminali i autobusëve të veriut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here