Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Plagosi shokun e ngushtë në hotel në Ksamil, rrëfehet autori: Doja t’i hiqja pistoletën nga dora, por…

20:25 / August 24, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
48b5a7c6 bcc7 415f ba5c 115e863973cd 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dinamika e plagosjes së 27-vjeçarit Tauland Beqiri, në një dhomë hoteli në Ksamil nga miku i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit.

Në dosjen hetimore shkruhet se autori ka pohuar se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Vyzaj rezultonte me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali ishte kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit, i dyshuari Edsison Vyzaj, ka sqaruar se, ka ardhur në Ksamil për pushime së bashku me shokun, Tauland Beqirin, si dhe disa shokë të tjerë emrat e të cilëve nuk i kujtohen. Gjithashtu, me të ka ardhur edhe një shtetas nga Sri Lanka i cili quhet Perera. Në datë 13 gusht thuhet se ata kishin dalë nga dhoma, rreth orës 10:00 dhe kanë shkuar në plazh ku kanë qëndruar deri rreth orës 20:00 dhe më pas janë kthyer në hotelin ku kishin zënë dhomën. Në dhomë me të ka qenë edhe Taulandi dhe shtetasi i huaj, Perera.

I riu ka sqaruar se kur u kthyen nga plazhi, Taulandi ka shkuar i pari në dhomë, ndërsa ai vetë me disa shokë po rrinin në parkingun e hotelit. Pas pak minutash ka hipur në dhomë dhe sa ka hapur derën, ka parë Taulandin i cili kishte në dorë një armë zjarri – pistoletë të markës Glock të cilën e kishte lënë në dhomë. Menjëherë ka tentuar t’ia heqë nga dora dhe në momentin që ia ka marrë armën, ajo ka shkrepur. Në atë moment, Taulandi i kishte thënë; ‘Çfarë po bënte’, por i dyshuari pa e kuptuar vazhdonte t’i bërtiste se pse lozte me armën. Në një moment i ka ngritur bluzën Taulandit për ta parë për merak dhe aty ka kuptuar që e kishte plagosur. Ai tregoi se kishte marrë Taulandin për krahu dhe e kishte zbritur poshtë duke kërkuar ndihmën e personave që ishin në parkingun e lokalit dhe duke u thënë që të njoftonin ambulancën. Duke qenë se ambulanca po vonohej, me sa mban mend, e kanë hipur në një makinë dhe e kanë nisur drejt spitalit. Ai sqaroi se në kushte të tronditjes së madhe, pistoletën ia kishte dhënë shokut të tij, Pererës dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas me armën. Në këtë moment, atje ka shkuar policia dhe e kanë shoqëruar në Komisariat. Në lidhje me armën e zjarrit, i dyshuari sqaron se e ka marrë nga Shkodra. Në përfundim, ai ka sqaruar se me shtetasin Tauland Beqiri nuk kishte asnjë konflikt, përkundrazi, deklaroi se e kishte shumë shok.

Lidhur me ngjarjen i është marrë deklarim fillimisht me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale edhe shtetasit nga Sri Lanka, Makawitege Perera. Ky i fundit deklaroi se ishte nisur nga Verona e Italisë për në Shqipëri me shokun e tij. Ditën e ngjarjes, ka shkuar në plazh me shokët e tij dhe pasdite kanë hyrë në dhomë. Ai tregoi se teksa po bënte dush ka dëgjuar një krismë dhe kur ka dalë nga banja nuk ka parë asnjë person në dhomë.

Pasi kishte zbritur poshtë kishte parë dy shokët e tij kishin diçka dhe në një moment autori i dyshuar i ngjarjes, Edisoni i kishte thënë: “Shko merr armën në dhomë dhe ik”. Sipas tij, ka shkuar në dhomë ku ka marrë armën dhe prej andej ka shkuar në parkimin e hotelit aty ku ishte një lulishte dhe ka hedhur pistoletën. Më pas ka hedhur gëzhojën, të cilat sqaron se i mori te dhoma dhe ka ikur. Por, gjatë pyetjes me cilësinë e personit nën hetim, shtetasi. Perera nuk ka dhënë shpjegime, duke deklaruar se do t’i jepte në një moment tjetër. Gjykata ka lënë në arrest me burg Edison Vyzaj dhe shtetasin nga Sri Lanka, ndërkohë për të plagosurin Tauland Beqiri ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën dhe dy turqit, masa sigurie për 7 të arrestuarit

08:27 / August 22, 2026

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.