41-vjeçari Ilir Çami plagosi me thikë një ditë më parë ish të dashurën e tij në lagjen nr. 4 në Korçë, pranë vendit të njohur si “Trekëndëshi”. ”Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”,-mësohet të ketë thënë.
Goditja me thikë ishte sga finale e një krimi pasioni, pasi Çami e ka përndjekur Manderina Çelën dhe ishte arrestuar më parë për këtë arsye. Nëna e saj teksa foli për mediat kërkoi që Ilir Çami të mbahet në burg, ndërsa shpjegoi edhe historinë e të bijës me 41-vjeçarin.
“Futeni brenda në burg, mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë, ka fëmijë. Me këtë kishin një muhabet më parë. Ishte në burg më parë ai, por e nxorën. Çupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë djalin. Ishte një burrë atje se do e vriste çupën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ai e di që ajo ka 3 fëmijë dhe burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte mbrapa. Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur mbrapa. Ajo i kishte thënë “ik, se do lajmëroj policinë”, ai nuk ikte. Sot e goditi”, tregoi nëna e të plagosurës.