Shkon në tre numri i personave të shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme te rruga “Todi Shkurti” pranë Qytetit Studenti në Tiranë.
Policia njofton se përpos autorit Aldo (Iamandi) Gjini në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë në krim, të cilët janë Njazi Kulla 25 vjeç dhe Besard Pashkaj 22 vjeç.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes.
