Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosja e prokurorit, gazetari zbulon fakte të reja: Makina e atentatorëve është vjedhur, i ka parë një banor i Ishmit

18:38 / November 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazetari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gazetari Spartak Koka zbuloi detaje të tjera interesante rreth atentatit të djeshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit.

Në studion e ‘’Neës 24’’, automjeti me 3 atentatorët është tip ‘’Benz’’ me targa AA 342 LM. Ndërkohë, Koka rrëfen se personat kanë planifikuar të digjnin makinën në fshatin Shkafanë, 26 km larg nga vendi i atentatit, por një banor i zonës i ka parë dhe pasi u ka bërtitur, 3 qitësit janë larguar. Automjeti dhe targa e tij janë grabitur.

Nga ana tjetër, Koka nënvizon se Shkafana është një zonë e favorshme për të djegur dhe fshehur automjetet pas atentateve, pasi atentatorët ndihmohen nga rrugët rurale për t’u larguar në drejtim të paditur.

‘’Dyshohet të kenë qenë 3 persona. Drejtuesi i mjetit dhe 2 persona mbajnë 2 kallashnikovë. Ajo që duhet për të kuptuar fshati ku është gjetur makina e braktisur është Shkafanë, në  njësisë administrative Ishëm. Është gjetur një makinë, jo e djegur. Ka një shpjegim, pas atentatit, 3 qitësit kanë planifikuar ta digjnin ‘Benzin’, por një banor i zonës, kur i ka parë, u ka bërtitur: ‘Çfarë bëni këtu në varreza?’ Ata janë larguar më pas nga frika.

Makina në fjalë që kanë udhëtuar atentatorët është grabitur, po ashtu dhe targa, sepse kanë ardhur shumë denoncime. Kjo tregon që atentati ka qenë i mirëorganizuar. Sipas ekspertizës 9 gëzhoja janë gjetur brenda makinës, 2 kallashnikovë, 1 pistoletë 9 mm, 2 maska dhe dy shishe me benzinë.3 autorët dyshohet se janë ndihmuar nga 2 persona të ikin nga fshati Shkafan në Ishëm. Por, mund të ketë dhe persona të tjerë për të ndihmuar në lëvizjet gjatë drekës.

automjetiiiii benz nga autoret.png

Ata kanë lëvizur nga Maminasi, Gjiri i Lalzit dhe Shkafanë. Kjo është një zonë që përdoret nga atentatorët të Durrësit, Tiranës dhe Fushë-Krujës, sepse mund të lidhesh me rrugë jo shumë të mira që të ndihmojnë të largohesh. Publiku duhet ta kujtojë që këtu janë braktisur automjete të atentateve të bujshme’’, u shpreh Koka.

prokurorit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.