Lidhur me plagosjen e 3 personave në Mamurras mes tyre 2 policë janë shoqëruar në polici 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. Ata janë në komisariatin e Laçit.
Mëngjesin e sotëm u shoqëruan 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi. Më pas rreth orës 14:00 u përplasën me policët. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur nga përplasja.
