Policia e Kavajës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Sinaballaj.
Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt të çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Të plagosur me armë zjarri dyshohen Ervin Juba 27 vjeç dhe Klajdi Lluca, 22 vjeç, ndërsa vëllai i Ervinit, Jurgen Juba, 24 vjeç është dëmtuar me sende të forta.
NJOFTIMI I PLOTE
Kavajë/Informacion paraprak
Në fshatin Sinaballaj në Kavajë, rreth orës 11:50, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit E. J., 27 vjeç dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.