Policia ka shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzin, si autorin e dyshuar që qëlloi me pistoletë ndaj Bledar Okshtunit, sekretarit të PD-së në Kavajë.
Mësohet se ai akuzohet për plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim. Bashkë me Jonuzin, në kërkim janë dhe Dorian Troplini dhe Markel Shtylla. Dyshohet se janë këta të dy të parët që kanë nisur sherrin.
Lexo edhe- Kavajë/ Plagosi me armë sekretarin e PD-së, Cili është autori i dyshuar në kërkim (FOTO)
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ndërkohë që autori i dyshuar me bashkë të tjerë janë në kërkim.
Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni. Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.