Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Policia e ka konfirmuar që sulmi në Veriun e Kosovës, ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar këtë zonë, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.
Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.
“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti.
