Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Plane për dasmë? Rrëfehet Sara dhe Bardhi për herë të parë

21:17 / July 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sara bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për “WHO”, mami Sara dhe babi Bardhi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani që janë në pritje të një bebushi.

Rikujtojmë që çifti nisi një marrëdhënie me njëri-tjetrin përgjatë kohës që kanë qenë të dy konkurrentë të “BBV3”, një dashuri e cila zgjati dhe u bë më e fortë pas daljes së tyre nga shtëpia, ku këtë e tregon më së miri fëmija që ata presin të bëhet pjesë e tyre shumë shpejt.

Bardhi ka prekur pak “komentet” nëpër rrjet, ku shumë persona nuk kanë besuar në dashurinë e tyre teksa është shprehur: “Shpesh kam qeshur me reagimet ndaj deklaratave të mia. Por publiku është influencuar nga 2-3 persona që kanë folur për Sarën, ndërsa ajo që unë njoh tek ajo, e bën vajzën perfekte dhe nuk e lija pa e bërë nënën e fëmijëve të mi një ditë.”

Më pas çifti ka rrëfyer më tepër detaje rreth momentit kur morën vesh për shtatzëninë e Sarës: “Ishte moment shumë i shpejtë, ishim gati t’i hidhnim testet sepse dolën negative për shkak se isha ende shumë herët dhe donte kohë të shfaqej vija e dytë. Kur i bëra një kontroll tjetër pas 30 minutash, ishin dy vija. Telefonova mamin që nisi të qante nga gëzimi, aty u ndërgjegjësova çfarë kishte ndodhur. I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur. Me dorën tjetër bëja video reagimin e tij. Jemi përqafuar dhe kemi qarë nja 15 minuta pa reshtur të dy me ngashërim. U duk sikur mërzia e atyre ditëve u shpërblye me lutjen tonë më të madhe. Vendosëm vetë ta ndanim gëzimin shpejt. Arsyeja ishte sepse po na mbyste një negativitet i pamerituar. Donim të thyenim energjinë e keqe me një bekim.”

Sara ti ke marrë edhe propozimin për martesë, dasmën kur do ta kemi,  e keni menduar?

Kemi menduar diçka ku edhe vajza të jetë prezente dhe e ndërgjegjshme. Mundësisht të na sjellë unazat. Ende nuk jemi të qartësuar, po shijojmë momentin. Kemi kohë.

Çifti ka gjithashtu nga një mesazh për bebushen e tyre:

Bardhi: Çika e babit, të lutem mbaroje shkollën, bëhu e zonja e vetes edhe kurrë mos lakmo atë që nuk të përket ty.

Sara: Dritë, ti je shumë më e fortë ngase të thonë ty gjatë jetës. Shiko pak brenda zemrës dhe e gjen. Mos kurse asgjë dhe askënd që ta bën ty jetën të vështirë.

saraa

bardhi Sara Gjordeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.