Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, komentoi në emisionin “Open”, protestat që pritet të ndërmarrë opozita gjatë muajve të ardhshëm.
Kryemadhi theksoi në fjalën e saj se do të mbështesë çdo protestë të opozitës dhe shtoi se ato duhet të jenë të pandalshme.
Ajo nënvizoi se nuk duhet të përsëriten gabimet që u bënë në të kaluarën, ku protestat nuk duhet të ndaleshin pas djegies së mandateve.
“Do marr pjesë në çdo protestë, opozita nuk duhet të bëjë gabimin që bëmë kur dogjëm mandatet që duhet të rrinim në shesh deri në frymën e fundit. Nuk ka më protestë në weekend se atëherë e kanë njerëzit pushim. Nuk jam më pjesë e drejtuesve, unë e dhashë kontributin tim të sinqertë që u kthye edhe në naivitet idiotesk”.
