Një Kupë Bote çdo dy vjet nuk ishte thjesht ëndërr, por FIFA e kishte planifikuar në detaje, për të rritur aktivitetet e mëdha, por nisma refuzohet about:blank
Mjafton një plan i një institucioni që të sjellë reagimin ekzemplar të atyre që u prishen interesat dhe kështu ka ndodhur mes FIFA-s nga një anë dhe UEFA-s e klubeve të mëdha nga ana tjetër. Kështu, FIFA ka propozuar organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, si pjesë të një projekti të saj që do të përmbyste kalendarët e futbollit, por kundër kësaj ideje, është pozicionuar edhe Shoqata e Klubeve Europiane, që ka kritikuar FIFA-n për mungesën e konsultimit me të gjitha palët sa u përket reformave që projekton. Shoqata Europiane e Klubeve, që përfaqëson më shumë se 230 klube anembanë kontinentit, ka shfaqur pakënaqësinë e saj të hapur në lidhje me këtë projekt, teksa shprehet në një komunikatë me shqetësimin se planet e FIFA-s mund të jenë të rrezikshme për futbollin, pasi mund të sjellin humbjen e prestigjit të Kupës së Botës dhe gjithashtu janë shqetësuese për shëndetin e futbollistëve. Në komunikatë shkruhet: “Përveç mungesës së një konsultimi me palët e interesuara, propozimet e FIFA-s mund të kenë një impakt të drejtpërdrejtë shkatërrues për lojën, si në fushën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Përveç kësaj, ndryshimet do të vinin në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e futbollistëve. Ato do të ulnin vlerën dhe domethënien e kompeticioneve të klubeve dhe të kombëtareve. Do të reduktonin dhe do të ishin në konflikt me futbollin e të rinjve dhe atë të femrave, aspekte të cilave Shoqata Europiane e Klubeve po iu dedikon kohë dhe burime domethënëse. Përveç kësaj, propozimet do të vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e lojtarëve. Kjo ide e FIFA-s do të zbeh vlerën dhe kuptimin e garave në klube dhe në vend”, shkruan ECA. Ndërkohë, shoqata vuri në dukje se si planet “do të zvogëloheshin dhe konfliktoheshin” me futbollin e femrave që do të humbnin të drejtën e tyre për të organizuar ngjarje në një verë evropiane pa një turne për meshkuj. “Çdo vendim në lidhje me të ardhmen (kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve) mund të vijë vetëm me pëlqimin e klubeve të futbollit, me mirëqenien e lojtarëve dhe në përputhje me detyrimet ligjore që zakonisht nuk duhet të kenë nevojë të deklarohen”, vazhdoi ECA. Mbyllja e mesazhit të shoqatës së klubeve vjen me një kuptim përmbajtësor që nuk lë vend për aludime që ata janë kundër e do të bëjnë gjithçka që të mos realizohet. “Reformat duhet të bazohet në rezultatet e dakorduara së bashku, të balancuara në interesat e të gjithëve, pas konsultimeve të sinqerta dhe të hollësishme e jo të bëhen për interesant e veçanta të FIFA-s”, përfundoi ECA.