Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar planin e rindërtimit të Krujës si një plan tejet ambicioz, sipas së cilit nuk ka vetëm si qëllim vetëm akomodimin e njerëzve, por si një mundësi e transformim të zonës.
Ai është ndalur edhe në procesin e shpronësimeve, duke u shprehur se për të mos humbur kohë dhe për të mos shpenzuar para më tepër, qytetarëve do t’i propozohet një marrëveshje. Kjo marrëveshja konsiston në shpronësimit pronë për pronë, ose truall për truall në sipërfaqen e re që do ndërtohet për të prekurit nga tërmeti.
“Plan ambicioz se përveç akomodimit kanë edhe një element plus. Të shërbejë kriza e madhe e tërmeti si një mundësi e madhe për transformim. Nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë dhe më ta favorshme se ajo që kanë. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta, edhe ata që të kenë mundësi të fitojnë një pronë të patundshme të vlefshme… nëse nuk duan atëherë të fillojmë me procedurën e zakonshme të shpronësimit”, tha Rama.
