Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
Karabinierët e Compagnia Roma Cassia kanë vënë kanë vënë re lëvizje të dyshuara të shqiptarit në ambiente të dyshimta dhe më pas kanë lokalizuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion marihuane.
Gjatë kontrollit u gjetën mbi 300 bimë kanabisi dhe një sasi marijuane gati për shitje.
