Një sasi rekord hashashi është sekuestruar në Asutrali. Policia ka gjetur një plantacion gjigand me mbi 11 rrënjë kanabis, me vlerë rreth 60 milionë dollarë.
Policia Australiane ka kapur një sasi rekord hashashi në Quennsland. Në periferi të qytetit, hetuesit zbuluan një plantacion gjigand me rreth 11 mijë rrënjë hashash. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 60 milionë dollarë. Kjo konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kultivimit të drogës që kapet në një aksion të vetëm.
11 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dy dyshohet se janë pronarët real të plantacionit. Droga kultivohej në një mënyrë të panjohur më parë nga policia australiane. Në disa sera të madhe ishte vendosur sistem ujitje, por edhe sisteme ajrimi moderne që mundësonin rritjen e bimës brenda një kohe më të shkurtër. Policia ka sekuestruar dhe mijëra bimë të thata gati për shitje, si dhe një sasi kokaine.
