Një 70-vjeçare është plagosur pasi ka plasur bombula e gazit në shtëpinë e saj. E moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Manëz/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
