Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas debati/ Eksperti-Telitit: Je fatkeqësi, denoncoje qeverinë pse e lë të vjedhë?!

23:28 / July 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teliti me ekspertin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti ka deklaruar se në vendin tonë ka kontrabandë nafte, por kjo deklaratë është kundërshtuar nga eksperti i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, i cili është shprehur se nuk ka kontrabandë nafte dhe këtë e thotë me përgjegjësi.

Ne emisionin “Open”,  Sejdarasi u shpreh se tregu i naftës në Shqipëri varet nga çmimi, importi. Sipas tij, sasia e hidrokarbureve të importuara ka rënë, për shkak të uljes së konsumit.

Pjesë nga debati:

Sejdarasi: Pjesa që mund të diskutohet sot është numri i makinave që janë sot të zhdoganuara në territorin e Shqipërisë dhe nafta që harxhohet. Tregu i naftës në Shqipëri varet nga çmimi, importi, sasia varet nga konsumi brenda vendit. Shqipëria ka 4-5 kompani shqiptare, që sot e përdorin naftën e importuar dhe në regjimin tranzit. Pra, merret naftë, shkon në dy sisteme që kemi ne, dhe ka një vendim të 2007, të ministrit Ridvan Bode, që nafta del me çmimin e një dite më përpara. Sasia e hidrokarbureve të importuara ka rënë, për shkak të uljes së konsumit. Konsumi është ulur, për shkak të çmimit të lartë. Arsyeja e uljes së konsumit nuk ka lidhje me uljen e numrit të makinave. Ka dhe njerëz që kanë makinë në shtëpi, por nuk e përdorin, se nuk kanë lekë të blejnë naftë. Është e pamundur të lidhësh numrin e makinave me konsumin e karburantit.

Teliti: Ka rregulla bordi me vendosjen e çmimeve? Qeveria po vendos çmime ala-komuniste.

Sejdarasi: Dori, unë po flas për tregun.

Teliti: Vetëm në 5 muajt e parë të 2022 janë 15 mijë tonë më pak, pra 15 milionë litra, dhe janë shumë. Kjo vjen nga rritja e çmimeve, por kemi informacione se dhe kontrabanda që po bëhet është në nivele më të larta.

Sejdarasi: Porto Romanon e ka koncesioni.

Teliti: Pra, se ka qeveria?

Sejdarasi: Unë nuk të flas për qeverinë.

Teliti: Sheh ti apo jo, se paske dhe syze.

Sejdarasi: Unë shikoj afër edhe larg. Është fatkeqësi që përfaqësuesi i një force politike flet për kontrabandë. Denoncoje mo vëlla, denoncoje qeverinë, pse e lë të vjedh.

Teliti: Unë atë punë bëj çdo ditë, ti nuk e bën. Vjen këtu dhe thua që nuk ka kontrabandë në Porto Romano.

Sejdarasi: E them me përgjegjësi që nuk ka fare kontrabandë. Ti nuk e di si funksionon tregu aty. Ma shpjego si tërhiqet nafta aty.

Teliti: Nuk ka kontrabandë po thua? Bravo të qoftë.

Sejdarasi: Për mua nuk ka kontrabandë nafte në Shqipëri.

eksperti Qeveria teliti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.