Këtë të premte është shënuar një ngjarje tragjike, që i ka marrë jetën një personi në Lezhë.
Teksa ka qenë duke fryrë gomën e kamionit që i kishte plasur, një punonjës ka ndërruar jetë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Deklarata e Policisë
Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.