Teksa kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” sot për të folur mbi kandidimin për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima është kapur me Arjan Currin, mbi ndërtimet në Tiranë.
Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Currit, Kokëdhima është revoltuar.
Pjesë nga biseda:
Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.
Arjan Curri: “Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat Koço Kokëdhima: “Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.
Arjan Curri: “Këtë ‘provokator’ mbaje për vete”.