Gazetari Edmond Arizaj përshëndet vendimin e kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako për tu dorëhequr nga detyra. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, gazetari shprehet se dorëheqja e Valbona Sakos, tregoi se ky vend ka njerëz që nuk mund të mësohen me plehrat dhe të pegerat që u hedhin përsipër me të padrejte vetëm për të mbajtur një post. Më tej ai shprehet se dorëheqja e Valbona Sakos ishte gjëja më krenare përballë piranjave që presin ta shqyejnë. Statusi i Edmond Arizaj: Doreheqja e Valbona Sakos, tregoi se ky vend ka njerez qe nuk mund te mesohen me plehrat dhe te pegerat qe u hedhin persiper me te padrejte vetem per te mbajtur nje post. Ne keto dite te qametit qe me eshte dukur se shumica e mediave, faqeve online, a personazhe te ndryshem, mezi i kishin pritur, doreheqja e Valbona Sakos ishte gjeja me krenare perballe piranjave qe presin ca te shqyejne, duke ua falur oren e kenaqesise. Une nuk do ia keshilloja ne keto dite, por mbasi te mbaronte emergjenca, por personalisht e duartrokas vendimin e kesaj zonje, te marre patjeter ne nje trysni te poshter, te dhunshme, te padrejte, per disa fjale te thena ne kushte te lodhjes, tronditjes, panikut. Mos mendoni se ajo grua ishte supermen? Apo e stervitur per situata te tilla ku te shihte bashkeqytetaret e saj te varrosen me familje? Apo se i ka te gatshme fjalimet? Nuk pati nje pike mirekuptimi per “gabimet” e saj ne prononcim. Pa pike dyshimi shumica e mediave, faqeve online, shume personazhe me ndjekes jane pergjegjes per perhapje paniku, per lajme te rreme, dhe mbi te gjitha per mos mbjelljen e shpreses tek popullata e vendit. Vetem tek perfitimi ka qene synimi. Nderkohe qe duhet te ishte krejt ndryshe. Sepse kjo tragjedi shqiptare i vuri ne prove te gjithe. Media duhet te ishte ne balle duke ngjallur shprese, duke ulur panikun, duke orientuar popullaten e corientuar. Ne fund secili i ben llogarite me ndergjegjen e vet. Sigurisht. Madje edhe injorantet qe s’dine te shkruajne as dy fjale drejt, por ama kane dhe ata nje dritare ku ta shfaqin koken e tyre te patru, dhe te hedhin aq balte sa munden. Besoj mund te jeni te kenaqur te gjithe me doreheqjen e zonjes. Nje zonje e vertete. Shpresoj qe shume shpejt te clirohesh nga ngarkesat emocionale dhe t’u vesh ne ndihme bashkeqytetareve te tu.
Postime te ngjashme
Add A Comment
