Plagoset me armë kreu i njëjsisë adminsitrative në Kotë. Ngjarja sapo ka ndodhur, dhe siç raporton Report Tv, i plagosuri ka marrë një plumb në gjoks dhe është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kotë të Vlorës, ku ka mbetur i plagosur rëndë kreu i kësaj njësie administrative, Argjil Gjoka.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Nderkohe, Kota u trondit serish ne nentor te 2018 kur mbeti i vrare Fatmir Hodo, 64 vjeç, kryetar i njësisë administrative, pasi u qëllua me çifte nga 44- vjeçari Admir Delaj pas një sherri.