Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sqaruar pozicioni ne tij lidhur me akuzat e Kryeministrit Edi Rama për bllokimin e projektit të njohur si Lungomare.
Meta në fjalën e tij është shprehur se akuzat e Ramës, të cilin e quan Kryeministër në detyrë, nuk meritojnë vëmendje, por qytetarët e Vlorës po. Kreu i shtetit shton se Rama është i papërgjegjshëm.
“Shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrën nuk meritojnë ndonjë vëmendjen, por qytetarët 4e të gjithë qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Jam këtu për të përmendur disa fakte të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit në detyrë lidhur projektin për Lungomaren”, u shpreh Meta.
Ndërkohë Meta ka shpjeguar, sipas tij, të gjithë historikun e praktikës së ndjekur për miratimin e projektit dhe komunikimin shkresor që ka pasur me institucionet e tjera.
Një ditë më parë, Rama tha nga Vlora se nuk ka dashur debat publik, por së është presidenti ai që ka bllokuar projektet.
Duke parë nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, ai e akuzoi Metën se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës.