Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po dërrmojnë klientët, pse po hetohen katër bankat e mëdha

15:04 / February 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankat1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se kishte nisur një hetim të thelluar ndaj aktivitetit të katër bankave në Shqipëri. Ato janë Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Credins dhe Intesa San Paolo.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Konkurrenca tregon edhe njëherë arsyet se përse ka nisur hetimin ndaj këtyre bankave duke theksuar se ka dyshime të forta për shkelje të rregullave të tregut, të cilat dëmtojnë klientët dhe prishin konkurrencën në treg.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ka dyshime se këto katër banka kanë marrëveshje me njëra-tjetrën për të mbajtur të njëjta apo të ngjashme interesat e depozitave dhe kredive si edhe penalitetet duke dëmtuar ndjeshëm qytetarët.

“Ky hetim do të realizohet pas gjetjeve të hetimit paraprak të hapur me vendimin nr. 516, datë 22.05.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit Paraprak në Sektorin Bankar, për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo”, nga ku u konstatua se për këto 4 banka : ka qëndrueshmëri të pjesëve të tregut lidhur me depozitat dhe kreditë, shkallë të lartë përqendrimi në segmente të produkteve, norma shumë të ulëta dhe të ngurtësuara të interesave të depozitave, norma të larta të interesit të kredive, spread disa herë më i lartë krahasuar me normën e interesit të depozitave, komisione dhe penalitete bankare të larta për ndërrimin e bankës (sëitching cost), komisione të larta për transfertat bankare në monedhë të huaj dhe norma të larta fitimi. Kjo sjellje e ndërmarrjeve nën hetim mund sjellë kufizim të konkurrencës në tregjet përkatëse në kuptim të nenit 4 dhe 9 të Ligjit Nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar”, bën me dije Autoriteti i Konkurrencës.

NJOFTIMI I PLOTE

Autoriteti i Konkurrencës i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në lidhje me hetimin e thelluar në tregun bankar bën me dije si me poshtë:

Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 592, datë 31.01.2019 “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në sektorin bankar për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo” vendosi hapjen e procedurës së thelluar në tregjet e: depozitave, kredive dhe transfertave bankare, ndaj ndërmarrjeve: Banka Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins dhe Banka Intesa San Paolo.

Ky hetim do të realizohet pas gjetjeve të hetimit paraprak të hapur me vendimin nr. 516, datë 22.05.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit Paraprak në Sektorin Bankar, për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo”, nga ku u konstatua se për këto 4 banka : ka qëndrueshmëri të pjesëve të tregut lidhur me depozitat dhe kreditë, shkallë të lartë përqendrimi në segmente të produkteve, norma shumë të ulëta dhe të ngurtësuara të interesave të depozitave, norma të larta të interesit të kredive, spread disa herë më i lartë krahasuar me normën e interesit të depozitave, komisione dhe penalitete bankare të larta për ndërrimin e bankës (sëitching cost), komisione të larta për transfertat bankare në monedhë të huaj dhe norma të larta fitimi. Kjo sjellje e ndërmarrjeve nën hetim mund sjellë kufizim të konkurrencës në tregjet përkatëse në kuptim të nenit 4 dhe 9 të Ligjit Nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Objekti i hetimit të thelluar do të jetë vlerësimi i sjelljes së këtyre 4 bankave kryesore sipas klasifikimit të bërë nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me komisionet dhe normat e interesave për tregjet objekt hetimi, si dhe ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 01.01.2016 deri në 31.12.2018.

Autoriteti i Konkurrencës Credins dhe Intesa San Paolo.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.