Një mysfir i paftuar me flamurin e LGBTS-së ka ‘pushtuar’ sonte fushën në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Mynihut në momentin kur po ekzekutohej himni i Hungarisë, që po luan kundër Gjermanisë për ‘Euro 2020’.
Personi që hyri në fushë parakaloi para futbollistëve të Hungarisë, duke përcjell një mesazh për politikanët e këtij vendi. Kjo pasi pak ditë më parë parlamenti hungarez miratoi një ligj që nuk lejon ndërrimin e gjinisë.
