Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po kërkoni të blini shtëpi? Veliaj tregon zonat ku do zhvillohet Tirana dhe do vendosen institucionet

18:55 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1674059569 finalprojekt.00593010.Still013
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj tregoi disa nga projektet që po zhvillohen në Tiranë.

“Ne kemi disa projekte në zhvillim. Piramida është drejt përfundimit dhe do jetë një nga super veprat në Tiranë. Një investim i jashtëzakonshëm i qeverisë shqiptare, fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bashkisë së Tiranës. Duam që Tirana të bëhet Tel-Aviv i Ballkanit. Do vazhdojmë projektet për fëmijë. I kemi dhënë qytetit disa hapësira shumë shumë dinjitoze,Liqeni Tiranës, Liqeni Farkës, kopshti Zoologjik, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja. Kështu që ne duhet të vazhdojmë me kopshtin Botanik. Duam të vazhdojmë me dy terminalet. Ka mbaruar ai i Lundrës që do të hapet këto ditë, duam të vazhdojmë me terminalin tek kthesa e Kamzës. Vijon puna edhe për kampusin e Qytetit Studenti në Tiranë. Ndërkohë ka përfunduar ai në Kodër-Kamëz tek Mjekësia dhe tek Inxhinieria. Po punohet edhe për përfundimin e Unazës së Tiranës. Sigurisht që bizhuja e qytetit do të jetë Teatri i ri Kombëtar që sapo ka filluar punimet, ku po bëjmë sondimet dhe shpimet e të gjithë shtresave gjeologjike për të hapur pastaj themelet edhe për të pasur edhe aty një super punë të arkitekturës moderne nga Bjarke Ingels”, tha Veliaj në Report tv.

Ai u ndal edhe te projektet e reja për Tiranën në vitet e ardhshme.

“Tiranës i ka ardhur koha që në Bulevardin e Ri të çojmë disa nga gjykatat dhe disa nga institucionet e drejtësisë. Gjithashtu Tatimet, Doganën, Hipotekën duam t’i çojmë te 5 Maj. Vetëm ashtu mund ta realizojmë Tiranën policentrike që është hapur në të gjithë aksin e Bulevardit të Ri ashtu siç është hapur edhe në gjithë aksin e Lanës. Gjithashtu do bëjmë sheshin fundor të Bulevardit të Ri. Bulevardi fillon me sheshin “Nënë Tereza” në mes është “Sheshi Skënderbej” dhe në fund, aty ku Bulevardi i Ri takohet me Lumin e Tiranës, do bëjmë sheshin tjetër. Duam gjithashtu të përfundojmë paketën e shkollave. Do kemi 8 shkolla të reja, 2 në zonën e Astirit në njësinë 7, 2 në anën e Yzberishtit dhe të njësisë 14, një shkollë pranë kopshtit Botanik tek Liqeni i Thatë, do kemi 2 shkolla të reja në zonën e Saukut dhe një tek ish-spitali i Arabit. Kështu përfundojmë gjithë sfidën tonë për të shmangur mësimin me dy turne”, sqaroi Veliaj.

tirananews.al veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.