Një i ri ka bërë kërdinë duke sulmuar disa klientë të pranishëm në një lokal në Itali, madje njërit prej tyre i kafshoi gishtin.
Pas ngjarjes së papritur efektivët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe identifikuan dhe prangosën burrin.
Ai është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare me të dhëna të ndryshme policore për krime droge dhe pasurie. I dehur dhe i trazuar, edhe kur arritën policët, ai vazhdoi të shpërthente, duke i sulmuar ata.
Pas hetimeve të mëtejshme, agjentët zbuluan se 29-vjeçari ishte në zonë për të provuar përsëri të lidhej me ish-të dashurën e tij, e rraskapitur nga sjellja problematike të të riut abuzues me alkoolin.
