Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Po kthehej nga Haga në Kosovë kur mësoi lajmin e pavarësisë, Anita Haradinaj: Nisa të qaja për Ramushin

19:13 / February 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është 17 shkurti! Si sot e 16 vite më parë, Kosova ka fituar pavarësinë e saj të çmuar, për të cilën ka luftuar shumë.

Anita Haradinaj tha në emisionin Rudina, se në ditën e pavarësisë ka qenë në Hagë, për të vizituar bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj. Momentin kur është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë, ajo e kuptoi në aeroport, përmes CNN dhe BBC. Ajo çka e trishtoi më shumë Anitën, ishte që Ramushi nuk po e gëzonte dot këtë çast historik si të gjithë të tjerët.

Anita Haradinaj: Unë atë ditë kam qenë në Hagë, kam qenë për vizitë tek Ramushi edhe domethënë, atë ditë po e mbaroja vizitën. Shkova paradite, e kisha lidhur një flamur kuq e zi aty, si supermen domethënë, edhe shkova për vizitë. Në burg, ku ishte Ramushi, ishin të gjithë këta gjeneralët e ushtrisë të Serbisë, që ishin të akuzuar dhe ata në Hagë. Atë ditë, tek vizita, se ishte një si sallon i përbashkët, nuk kishte shumë nga këta serbët, kishte vetëm disa prej tyre. Edhe i thashë Ramushit unë: “Po ata ku janë?” Tha: “Kanë dalë për të marrë ajër të ftohtë”. Kishin dalë për t’u freskuar.

Mbarova vizitën, edhe u nisa për Kosovë. Në aeroport, të gjithë njerëzit që më shikonin me flamur, se e kisha mbajtur flamurin, të gjithë njerëzit më ndalonin dhe më uronin. Ndërkohë, në të gjitha ekranet në aeroport, ishte CNN, BBC, që po jepnin momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë. Edhe unë fillova të qaj pastaj, se lashë Ramushin atje. Njëri nga njerëzit dhe figurat kryesore të bërjes shtet të Kosovës, nuk po e gëzonte atë momentin, edhe fillova të qaj.

Anita Haradinaj hage Ramush Haradinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.