Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po mos të ikte Zogu, do isha dhe sot zogist”, Parllaku: Përse nuk e vramë Enver Hoxhën

10:22 / May 3, 20199 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parllaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrahman Parllaku mbushi plot 100 vjeç pak ditë më parë, gjenerali që jetoi kohën e mbretërisë, komunizmit dhe sot demokracinë. I ftuar në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Parllaku ai ka thënë se do të ishte sot zogist, nëse Ahmet Zogu nuk do të kishte ikur më 7 prill. Gjatë luftës Parllaku rrëfen se ka vrarë dy gjermanë, robër lufte, pasi nuk kishte ku t’i linte. Duke folur për Enver Hoxhën, gjenerali rrëfen pse nuk e vranë ndërsa shton se vendi i tij në histori është në koshat e plehrave. I pyetur nga z. Qafoku për aktualitetin, gjenerali 100-vjeçar thotë se shpreson që Lulzim Basha ta bëjë massive PD-në, sepse sipas tij nuk është e tillë.

Zoti Parllaku, sëpari gëzuar 100 vjetorine lindjes dhe ju uroj shëndet!
Faleminderit!
Zoti Parllaku si është të jesh 100 vjec. Ditën qëmbushët një shekull a iu drejtuat Zotit me falenderim?
E prisja 100 vjetorin normalisht,. Një aksident ma vështirësoi pak. Edhe moralisht më uli që po shkoja 100 vjec.Edhe një njeri që takon në rrugë e uron u bëfsh 100.Unë u bëra 100.Njeriu thotë në këtë jetë hyra nga një portë dhe dola nga një tjetër.Tani që jam një shekull them se bota është gjithnjë e mirë.Sido qëta kalosh, jeta ime ka qenë me batica dhe zbatica.Ulje dhe ngritje por mund të them që ka qenë jetë e mirë.
Zoti Parllaku, tani që jeni një shekull a mund të thuash që e ke shijuar jetën?
Po.Jetën e kam shijuar.
Çfarë i thatë Zotit ditën që mbushët 100 vjec?A e falenderuat?
Unë nuk mund të gënjej.Nuk e falenderova Zotin sepse unë nuk besoj. Nuk besoj jo se nuk kam besuar asnjëherë. Madje në rininë time familja ime ishte me tradita fetare myslimane.Kryenim dhe ritet. Përpara lëvizjes unë kam falur edhe xhumanë por kam mbajtur edhe Ramazan.Kam ndjekur ritet e rregullta që nga mosha 8 vjec deri në 20 vjeç.Por gjatë komunizmit ne e mohuam fenë.Dhe si të tillë unë nuk mund të them sot që jam besimtar.Nuk mund të bëj si disa që me testën e partisë në xhep që dikur e shanë Zotin dhe tani thonë Zoti ju ndihmoftë.Unë nuk e bëj dot këtë.
Në këto 100 vjet a keni rrezikuar jetën?
Po sepse jam plagosur dy herë. Të dy herët në luftë kur më qëlluan me artileri gjermanët.
Keni marrë pjesë në luftë dhe jeni ndeshur me pushtuesit. A keni vrarë dikë?
Si mund ta bësh këtë pyetje.Të vrasin dhe të mos vrasësh nuk shkon.Të jesh në luftë dhe të mos vrasësh nuk ka kuptim. Në luftë të vrasin dhe do vrasësh. Rusët thoshin: Vrite gjermanin se të vret. Një rast ishte ai kur kisha dy robër lufte gjermanë. I vrava sepse nuk kasha ku ti coja, nuk kasha cte beja me ta.

Keni lindur në 1919, keni jetuar rininë në mbretërinë e Zogut, keni qenë pjesë e rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, keni jetuar gjatë sistemit diktatorial me privilegje por edhe keni bërë 16 vjet burg dhe tani prej 29 vitesh shijoni demokracinë. Cila nga këto periudha ka qenë më e mira për ju?
Natyrisht periudha më e mirë ka qenë ajo e luftës së Dytë Botërore.Ajo më ka dhënë shumë,. Natyrisht unë isha I ri. Lashë Kukësin dhe shkova në Vlorë dhe atje jetonim si familje me një aktivitet tregtar por përfshirja ime në luftë kundër italianëve dhe gjermanëve ishte ngritja ime si njeri.
Është thënë dhe stërthënë historia e masakrës së Tivarit. A mund të na jepni ju variantin tuaj?
Maskra e Tivarit është një sajesë e Uran Butkës. Uran Butka gënjen atje. Uran Butka hodhi një parullë që ka qenë Ramiz Alia. U bë fakt sikur Ramiz Alia ka organizuar Tivarin. Unë dhe Ramizi kur ndodhi ngjarja e Tivarit kemi qenë në Mitrovicë të Kosovës. U kthyem në 15 mars në Mitrovicë nga Sanxhaku. Tivari ka ndodhur në 12 ose 13 prill, nuk e mbaj mend mirë. Kur unë po vija nga Sanxhaku mezi po sillja të plagosurit. U mobilizuam të shëronim të plagosurit dhe të sëmurët. Ata i vranë serbët, brigade e dhjetë malazeze.
Në monitor do shfaqen fotografitë e 10 figurave të historisë të Shqipërisë. Nga përvoja juaj, nga kontaktet që keni patur do doja të mëportretizonit dhe tëmë tregoni se cfarë vendi zënë ata në histori sipas jush.
Ahmet Zogu.
Ishte biri i pashait dhe nipi i Esad Pashë Toptanit. Ishte i zgjuar dhe ishte I ri kur u përfshi në politikë. Doli edhe kundër dajës së tij.Iu dha shans në Kongresit të Lushnjes dhe siguroi punimet sepse nuk i lejohej nga italianët. Aty nisi karriera e tij.A ishte Zogu demokrat? Jo. Ishte mbret.Zogu uli veten kur u largua nga Shqipëria.Sikur Ahmet Zogu të mos kishte ikur më 7 prill dhe të kishte qëndruar në mal sikur vetëm 5 ditë, unë sot do të isha ende Zogist. Të kishte larguar hungarezen dhe djalin por ama vetë të kishte qëndruar këtu. Bënë mirë që i sollën eshtrat sepse çdokush ka të drejtë të ketë një varr.


Enver Hoxha
Vendi i Enver Hoxhës në histori është në koshat e plehrave. Jo pse më dënoi mua.Unë kam qenë njeri shumë I afërt me Enver Hoxhën. Kam punuar për 1 vit e gjysmë në një tavolinë. Tavolina në mes dhe unë këtej dhe ai nga ana tjetër.Unë isha shef I personelit të ushtrisë.Ai ishte ministër i Mbrojtjes.Mbante ndërkohë postin e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm.Unë e kam njohur shumë mirë Enver Hoxhën.Kush tha se ishte budalla.Ishte shumë i zgjuar.Një komplotist si ai nuk mund të ishte budalla.
Si ka mundësi që Enver Hoxha ju vrau, ju preu, ju burgosi ju shpallin tradhëtarë, ju shkatërroi familjet dhe ju shkatërroi jetën si ka mundësi që përsëri thoshit të rrojë Enver Hoxha?
Më pyetët më lart përse nuk e vratë Enver Hoxhën meqenëse ju shkatërroi jetën. Shikoja nga burgu radhët për vajgurin dhe qumështin për të marrë 1 litër dhe përsëri thoshin të rrojë Enver Hoxha si mund të bëhej kjo në 1974.Ai manipuloi.Dhe vuri gjithë aparatin në funksion.Të gjithë me dashje dhe pa dashje ishin në funksion të tij. Edhe unë kam qenë beniamin i tij. Unë kam qenë beniamin i Enver Hoxhës dhe kam bërë gabim. 27 vjeç u bëra deputet, isha hero i popullit, zv.ministër i Mbrojtjes dhe detyra të tjera. Domethënë edhe unë e kam ndihmuar Enver Hoxhën në punën e tij.


Ramiz Alia
Dyshohet që ka qenë në shërbim të Enverit që kur ka qenë përgjegjës i rinisë në Berat. Nuk mund të flas asgjë. E kam patur komisar.Më ka respektuar.
Po si nuk të mbrojti kur të arrestuan?
Kush të të mbronte, Ramiz Alia? Unë Ramizin nuk e fus te katërshja e kriminelave të Shqipërisë. Ju them se katër kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë ishin : Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Hysni Kapo ishte pas Enverit. Ai i përgatiste të gjithë raportet Enverit. Ai i mbulonte të gjitha ushtrinë, ministrinë e Brendshme, zbulimin e jashtëm, kërkoi edhe të brendshmit. Të gjitha informacionet ia çonte Enverit. Sigurimi varej nga Hysniu. Ramiz Alia ka meritën që bëri kalim të butë të pushtetit. Këtë ka meritë. Nuk pati gjakderdhje.


Mehmet Shehu
Kam dy gjëra. E kam vlerësuar dhe e vlerësoj si luftëtar dhe si aftësi. Dikush ka thënë se është kryeministri më i mirë. Unë them jo. Është kryeministri më i zoti.Unë kam qenë beniamin i tij.Në tre përpjekje me jugosllavët kam qenë me të. Mehmeti nuk pranoi në Shkup që shefi i shtabit të ushtrisë sonë të varej nga jugosllavët. Kundërshtoi jugosllavët kur erdhën në Shqipëri për të diplomuar ushtarakët e tyre. Në raportin e artit ushtarak popullor nuk e përmendi Titon në asnjë vend. Të 9 këshilltarët jugosllavë ikën nga mbledhja. Sapo u njoftua Enveri, ai menjëherë urdhëroi Themelkon të mbante një raport që kundërshtonte Mehmetin dhe në të thuhej për rolin e Titos në lëvizjen partizane shqiptare. Në çdo ngjarje të jetës sime ditëlindje, dekorim, vlerësim ai bashkë me Fiqerene më kanë ardhur në shtëpi. Mehmetin e vrau Enveri. Nuk ka rëndësi kush e tërhoqi këmbëzën.


Beqir Balluku
Luftëtar si të gjithë neve. Ka patur suksese dhe jo sukses. Por ka drejtuar luftën. Ka qenë komandant i njësiteve të Tiranës. E ka mbrojtur Enverin në luftë dhe e çonte nga një bazë në tjetrën. Edhe pse e dërguan në Rusi nuk e lanë të mbaronte të plotë shkollën, bëri vetëm 1 vit. Drejtoi ushtrinë për 22 vjet. Mësoi shumë nga këshilltarët rusë dhe mori eksperiencën e tyre.


Sali Berisha
Kam konsideratat më të larta. Nuk e ka mohuar kurrë luftën. Edhe si karakter. Statusin e veteranit e ka bërë Sali Berisha. Në nëntor 1995 u ftua në Francë dhe Rusi dhe mblodhi veteranët kur u kthye. Në këtë takim tha: Jam ndjerë shumë krenar që bashkë me flamujt e tjerë ishte edhe flamuri shqiptar si pjesë e rezistencës së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fatos Nano
Nuk e njoh fare këtë. E di që është i biri i Thanas Nanos se e kam patur në Vlorë. Por të birin nuk e njoh.

Ilir Meta
Atë që ka bërë Ilir Meta për mua zor se mund të bënte president tjetër. Ai ka konsideratë për mua dhe unë kam konsideratë për të.

Lulzim Basha
Ka vazhduar marrëdhëniet me mua pak a shumë si Saliu, por jo tamam si ai. Më ka pritur në mënyrë të veçantë. Tani dhe jetëgjatësia ime i ka detyruar këta të më respektojnë dhe të më takojnë. Kam marrëdhënie normale. E vlerësoj si të ri. Shpresoj që Partinë Demokratike ta bëjë masive sepse nuk ka qenë e tillë.

Edi Rama
Zyrtarisht nuk jam takuar asnjëherë me Edi Ramën. As ai nuk ka kërkuar të takohet me mua dhe as unë nuk kam kërkuar ta takoj atë. Një herë kur jemi shkëmbyer në një spital. Më pa dhe më thirri ku je komandant. Por nuk e di nëse vajta unë te Edi apo erdhi Edi te unë.

Rrahman Parrllaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.