Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po na plas shpirti”/ I riu mes lotësh: Po më vdes nëna në ambulancë si kafshë, s’ka vende…

14:25 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skendaj covid 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

I riu tha mes lotësh para kamerave se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende, raporton News 24.

Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti. Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi dhe se kishte harxhuar 600 mijë lekë deri tani dhe nuk ishte rimbursuar.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim.”, tha i riu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.