Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se po vijon puna përditë në kantieret e ndërtimit. Rama ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Halit Çoka’ që po ndërtohet në Kamëz.
“Shkolla “Halit Çoka” në Kamëz nga 3D në realitet, puna po vijon përditë në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti
#PunëJoGjumë
#SkaKohëPërPushim
***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.
