Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, për shkak se u asfiksua si pasojë e tymit, ndërsa punonte për shuarjen e flakëve në fshatin Krinë, në njësinë Administrative Antigonë.
Ndërkohë bëhet me dije se bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që humbi jetën nga zjarri, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të djegieve të renda që ka marrë në trup.
