23 shtetas shqiptarë, trafikantë droge, janë ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.
Identitetet e të dënuarve nuk bëhen të ditur nga qeveria angleze. Sipas Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, të gjithë të kthyerit janë përgjegjës për vepra kriminale që kanë shkatërruar jetën e shumë anglezëve.
“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e trafikut të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke shkaktuar pasoja të rënda tek shumë njerëz. Britanikët nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë e qeverisë për t’i bërë rrugët tona më të sigurta. Akti ynë i ri për kombësinë dhe kufijtë do të ndihmojë në përfundimin e ciklit të pretendimeve dhe apelimeve të minutës së fundit. Ne po vazhdojmë të largojmë kriminelët e huaj dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu”, deklaroi Priti Patel.