Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Po transportonin 2 sirianë, arrestohen 2 persona në Durrës

09:48 / November 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm sirianë në këmbim të një pagese.

Të arrestuarit janë shtetasit, K.Ll 39 vjeç banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe P. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Plotë:

DVP Durrës

Të shpallur në kërkim më parë për vjedhje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për disa vepra penale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kontrollin e automjeteve, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që trafikojnë lëndë narkotike apo transportojnë emigrantë të paligjshëm, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë kontrolleve, kanë bllokuar një automjet me të cilin 2 shtetas po transportonin 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. Ll., 39 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe P. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 shtetas sirian, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se shtetasi K. Ll. ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, më datë 08.11.2021, për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa shtetasi P. M. ishte i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, më datë 13.09.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.