Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po transportonin ilegalisht emigrantë, arrestohen 3 persona në Korçë

10:08 / September 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona janë arrestuar nga policia ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi janë kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm me automjetet e tyre. Sipas policisë ata u kishin marrë 200 euro secilit me premtimin për kalimin drejt vendeve të BE.

Në pranga janë vënë S. R., 29 vjeç, banues në Tiranë, T. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd, ndërkohë që po punohet për kapjen e P. M., B. M. dhe N. Q.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditen tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur tre raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve S. R., 29 vjeç, banues në Tiranë, T. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin S. R., duke transportuar me mjetin tip fuoristradë “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm si edhe shtetasin T. M., duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, këta shtetas iu kishin premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera për këto raste, dyshohet se të implikuar në këto ngjarje janë edhe shtetasit P. M., B. M. dhe N. Q., të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin tjetër M. H., duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

10:02 / August 19, 2026

Tragjedi në Manzë: Makina përplaset me bordurën, 3 të rinj humbin jetën

09:23 / August 19, 2026

Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja

16:18 / August 18, 2026

Vrasja në Ksamil, turisti portugez u vra brenda ambienteve të “Principotes” dhe më pas u nxor jashtë, trupi u la për gati 3 orë i pajetë në tokë

14:29 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.