Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Po u ndave nga unë të hedh bombën në shtëpi, të vras vëllain”, 17-vjeçarja rrëfen tmerrin në Polici, ja çfarë i bëri shoku i klasës

13:20 / October 21, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna ndaj grave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Do të të hedh bombën në shtëpi. Do të të vras vëllain”.

Për një vit rresht një 17-vjeçare është kërcënuar nga shoku i klasës së 11-të në një shkollë në Tiranë, pasi ajo i dha fund lidhjes pas dyshimeve se i riu ishte përdorues droge dhe nën efektet e saj, kthehej në një person të dhunshëm. Por kur adoleshenti u braktis nga shoqja e shkollës, përplasjet mes tyre disa herë përfunduan për t’u zgjidhur tek mësuesit dhe në fund, çështja përfundoi në policinë numër katër në kryeqytet.

Një burim policor i gazetës Si pohoi jozyrtarisht se adoleshentja A. A kallëzoi për përndjekje bashkëmoshatarin me inicialet O. N, i cili për shkak të moshës së mitur nuk u arrestua.

“Kam pasur një histori që nisi një vit më parë në nëntor 2019, O. N. e kam shok klase. Një ditë ai më kërkoi adresën e Instagramit dhe prej aty ne u afruam më shumë, derisa u lidhëm dhe unë u deklarova si e dashura e tij, – pohon në polici e mitura.

Nxënësja shton se si i dashuri i saj nevrikosej shpesh dhe se si nuk vetëkontrollohej, veçanërisht sa herë përdorte hashash. Por nxënësja ka duruar deri ditën kur duke dalë nga shkolla nën shoqërinë e një shoqeje, ajo u sulmua nga ish i dashuri.

“Më vendosi dorën në qafë dhe në fytyrë, filloi të më shante me fjalë banale. Më pas erdhi mbas meje duke bërtitur dhe sharë, më pas më gjuajti me shpullë mbas koke, derisa u rrëzova përtokë ku edhe aty vazhdoi të më godasë me shkelma dhe grushte”, kujton në polici 17-vjeçarja.

Pas këtij problemi, adoleshentja ka hyrë me vrap në shkollë ku dhe ka takuar mësuesen.

“Gjatë kohës që ishim të lidhur bashkë, – rrëfen adoleshentja – ai ishte vazhdimisht i dhunshëm dhe shumë herë më kërcënonte se do më vriste vëllain në rast se ndahesha prej tij. E pyetur nga policia për rrethanat e njohjes, 17-vjeçarja kujtoj se historia me shokun e klasës nisi në tetor 2019 dhe bukuria e lidhjes ka zgjatur vetëm një muaj.

“Me justifikimin se ishte xheloz, ai nisi të ushtronte dhunë psikologjike, më tej me dhunë fizike. Gjatë gjithë kohës më ofendonte me fjalë banale. Madje, gjatë karantinës ai ishte aq xheloz, saqë më kërcënoi në telefon, – do të ther vëllain”.

Adoleshentja insiston se gjatë intensitetit të lidhjes edhe në Instagram, ajo i ishte rrëfyer për pikën e dobët që ishte i vëllai dhe familja ndaj dhe ish i dashuri e kërcënonte në këtë pikë.

“Ai më thoshte do të hedh bombë në shtëpi, isha e frikësuar dhe nuk mundesha të flisja me prindërit. Ditën që më sulmoi, bisedova me mësuesen kujdestare”, thekson 17-vjeçarja.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetës “Si”, komisariati numër katër u njoftua nga mësuesit e shkollës, që pasi folën me nxënësen i kërkuan direkt praninë e oficerit të sigurisë në shkollë.

Mes personave që u pyetën është edhe mësuesja kujdestare, sipas të cilës ishte duke dhënë mësim kur nxënësja hyri duke qarë dhe i kërkoi ndihmë “Më kishin treguar nxënësit e tjerë, por vajza e mohonte ndonëse e kam pyetur herë pas here deri ditën kur u bind se duhet të fliste, – shton mësuesja përpara agjentëve të krimeve.

E pyetur se çfarë sjellje ka adoleshenti, ajo e përshkruan si një fëmijë dhe nxënës problematik që jo vetëm është i dobët në mësime, por që gjithashtu shpesh sillej agresiv. Për problemet e nxënësit me drogën mësuesit kanë ngritur supet, duke mohuar të kishin dijeni, ndërkohë që sipas policisë pas përpilimit të deklaratave, edhe pse nuk u arrestua, 17-vjeçari do të dërgohet në prokurori për t’u hetuar më tej për akuzën e përndjekjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.