Luan Rama ka bërë të ditur se poeti dhe autori i disa këngëve shqiptare Hamit Aliaj ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, gazetari shkruan se poeti është shtruar dhe ndodhet nën përkujdesin e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi.
“Rëndohet gjendja shëndetësore e poetit:
Duhet me e fitu edhe këtë betejë or Hamit Aliaj
Ia ke dalë me i fitu të gjitha betejat që jeta nuk t’i ka kursy e t’i ka ofru me tepri o miku im i mirë Hamit Aliaj.
Ia ke dalë, ke fitu e ke këndu me këngën tënde të shpirtit që e ka nis udhën prej në Kasaj, në Tropojën e Malësisë së Gjakovës,e ka shku gjithkund nëpër Shqipëri e Kosovë, e kudo tjetër ku fjala mundet me shku e me bujt ndër zemra shqiptarësh, që të duan se edhe ti i do.
Por, ja që jeta shpesh është e padrejtë. Është edhe e pamëshirshme, siç po tregohet edhe me ty o poeti emërmirë i atdheut tim, teksa të ka vënë në provë në një betejë tjetër; më të rëndën e më të vështirën, në betejën për jetën e kundër vdekjes!
Duhet me e fitu edhe këtë betejë or Hamit Aliaj!
Padyshim, mjekët dhe gjithë personeli i shërbimit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, po bëjnë çdo përpjekje me profesionalizëm dhe përkushim që ti ta fitosh edhe këtë betejë.
Dhe duhet ta fitosh.
Fjala po të pret të na e bësh këngë Hamit Aliaj”, shkruan Luan Rama.