Në aksidentin e ndodhur sonte në Pogradec një person është përplasur nga një makinë. Sipas policisë mësohet se 38 vjeçari me inicialet G.H, që po lëvizte si kalimtar në anë rrugës, është aksidentuar rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti.
Pas ngjarjes së ndodhur policia ka shoqëruar në komisariat 60-vjeçarin Maliq Purbollari, i cili mësohet po drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz”, kur ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 38 vjeçarin. Mësohet se i plagosuri, është dërguar në Spitalin e Pogradecit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në njoftimin e Policisë lokale thuhët se është shoqëruar shtetasi M.P, 60 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 30.01.2019, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka aksidentuar shtetasin G.H, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
