Kohët e fundit, shtetas të ndryshëm, kryesisht nga Siria zgjedhin Shqipërinë si vend trazit për të kaluar në vendet perëndimore ose edhe brenda Ballkanit.
Arrestimet e tyre dhe shoqërimi në kampe është i shpeshtë nga policia shqiptare.
Mirëpo një rast sa për të qarë aq edhe për të qeshur ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar nga Pogradeci ka dërguar një foto pranë komisariatit të qytetit, ku një shtetas nga Siria, nga frika se do të kapej nga polica, ka hipur në pemë.
Ai qëndron lart pemës i mbajtur fort, ndërsa poshtë shihen disa punonjës policie që i thonë të zbresë.Qytetari tregon se pas disa minutash, siriani është bindur dhe ka zbritur duke u shoqëruar kështu në komisariat.
Qytetari shkruan:
Aq shume e kane trembur sirianin sa hipi ne peme. Refugjat pranë komisariatit ne Pogradec.”

