Një fasoneri është mbyllur në Pogradec pasi kanë rezultuar pozitive me koronavirus tre punonjëse të saj. Gjitashtu të infektuar janë dhe dy infermiere në fshatra dhe një gjimnazist. Ky i fundit ka lidhje me rastet e fasonerisë.
Siç raporton News 24, Punonjëset janë karantinuar kurse janë marrë tamponët dhe kontakteve të afërta.
Po ashtu dhe dy infermiere që punonin në fshatra janë infektuar me COVID-19 ndërkohë janë zëvendësuar nga dy kolege të tjera.
Sa i përket sistemit arsimor, një nxënës është së fundmi në Pogradec me COVID-19, por nuk bëhet me dije se në cilën shkollë.
