Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pogradec/ Plas sherri mes dy burrave, 52-vjeçari merr çiften dhe…

13:06 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 52-vjeçar i cili akuzohet se ka kanosur me armë gjaku një shtetas tjetër 40 vjeçar.

Sherri ka ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale A. H., 52 vjeç pronari i lokalit, ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i plotë policisë:

‘Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti të ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas.

Vihet në pranga pronari i lokalit, i cili kanosi me armë gjahu një shtetas tjetër, për motive të dobëta.

Sekuestrohet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje, në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së informacionit se në fshatin Buçimas, Pogradec, në afërsi të një lokali, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. H., 52 vjeç (pronari i lokalit) ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Buçimas dhe ishte larguar nga vendngjarja, por shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të shtetasit A. H”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.